Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC.

“Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit”, ka shkruar ai në Facebookun e tij.

“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”, ka theksuar lideri i PDK-së.

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! 🇺🇸 🇽🇰 🇪🇺

You may also like