Koha nuk pret, Borell: Të shmangim ndërhyrjen ruse në Ballkan!

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë,  Josep Borrell, u tregua i drejtpërdrejtë në fjalën e tij gjatë takimit të ministrave të G7-tës në Munster të Gjermanisë, ku tha deklaroi se duhet shmangur me çdo kusht ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Në funksion të kësaj, sipas kryediplomatit europian, duhet punuar për rritjen e stabilitetit të rajonit si nga pikëpamja ekonomike, ashtu dhe ajo politike apo qëndrueshmëria ndaj dezinformatave, sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride.

Duhet punuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ngritur sa më shumë ura pajtimi mes tyre, u shpreh Borell.

“Unë vij nga Berlini dhe aty diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që ka ndodhur në rajon: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ne, nuk duhet t’i japim asnjë justifikim Moskës të ndërhyjë në jetën politike dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor, sepse e ardhmja e tij është e ankoruar në Bashkimin Europian.”- tha Borrell.

Analistë të ndryshëm besojnë se Rusia po përdor gabimet e Bashkimit Europian  që prej vitesh ndjek një politikë zbutjeje me elitat e korruptuara politike të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë mënyrë nxiten “stabilokracitë” me politikanë që veprojnë në mënyrë autoritare, ndërsa reformat e qëndrueshme demokratike mbeten kështu në gjysmë të rrugës. Vendet e Ballkanit Perëndimor, me pak përjashtime, janë sot një El Dorado për radikalizime se sa një skenë e lidhjes koherente me perëndimin, thotë politologja dhe gazetarja, Marion Kraske.

Për pasojë, shton ajo, Brukseli po perceptohet gjithnjë e më pak si partner strategjik nga shumë aktorë në rajon me qëndrim demokratik.


Top Channel

You may also like