Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka postuar disa fotografi të babait të tij me ish-presidentët e SHBA-ve ndër vite.

E para fotografi që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ka qenë ajo e ish-presidentit kosovar me presidentin aktual të SHBA-së Joe Biden, derisa shkruan “Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”.

Me mbishkrimin e njëjtë ai ka shpërndarë edhe disa fotografi të tjera të Hashim Thaçit me ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe ish-Sekretaret Amerikane të Shtetit Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.

Postimi i djalit të Hashim Thaçit ironizon me faktin se Kosova nuk është ftuar në “Samitin për Demokraci” që organizohet nga presidenti i SHBA-së Joe Biden.

Mediumi amerikan “The Politico” ka publikuar listën jozyrtare të vendeve që do të ftohen në këtë samit, e në të cilën Kosova nuk është ndër qeveritë e ftuara të Biden.

You may also like