“Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin”, Ilir Meta ngre alarmin: Një tjetër tregues negativ për Shqipërinë

by admin
Spread the love

Ish-Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin mëngjesin e sotëm për shpopullimin, i cili sipas tij po tkurr dhe po plak popullsinë në Shqipëri.

Meta shkruan Partia e Lirisë do të ketë një program të veçantë për të mbështetur familjet e reja që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Ai shton se është koha për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë, veçanërisht për fëmijët e saj.

“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.

Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!”, shkruan Meta.

You may also like