Koeman për duelin me Realin: E kemi përgatitur ndeshjen për të fituar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ronald Koeman ka dalë në konferencën për shtyp në prag të El Clasicos ndaj Realit të Madridit, ku është ndalur sërish te rëndësia e kësaj sfide për të ardhmen e tij në krye të pankinës së katalanëve.

“Unë e kam thënë gjithmonë dhe po e përsëris edhe njëherë. Kam mbështetjen e drejtuesve të klubit në punën që bëj, por e di që rezultatet janë shumë të rëndësishme për një trajner. Unë e bëj këtë profesion prej vitesh dhe e di që presioni është diçka normale, megjithatë e kemi përgatitur ndeshjen për të fituar”, u shpreh holandezi.

Tekniku katalan ishte vetëm një hap larg shkarkimit, por drejtuesit e Barcelonës vendosën t’i japin një tjetër mundësi dhe deri tani skuadra ka reaguar mirë në fushë, megjithatë El Clasico do të vendosë shumë edhe për të ardhmen e tij.

Kjo pasi një humbje e mundshme ndaj madrilenëve, do të komplikonte pretendimet e katalanëve për të fituar titullin kampion në Spanjë dhe natyrisht edhe punën e trajnerit Koeman.

You may also like