Kodra e Diellit zgjohet me shtresë dëbore – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditët në vijim mot më i ftohtë, reshje bore edhe nëpër qytete?!

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe aktiviteteve ciklonike nga perëndimi, gjatë natës së kaluar u shënuan reshje intensive të shiut, derisa nëpër male mbi 1.000 metër lartësi mbidetare reshjet e shiut kaluan në të dëborës, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Lokalisht proceset ishin më intensive me mbi 30 litra reshje në metër katror.

Në qendrat e skijimit, siç njofton KlanM, është formuar shtresë dëbore prej 15 centimetra, kurse në viset më të larta malore shtresa e dëborës shkon edhe mbi 20 centrimetra.

Ndryshe, nëpër qendrat e skijimit, vecanërisht në Kodrën e Diellit, reshjet e borës kanë krijuar pamje magjepse të një përralle dimërore.

Autoritetet e Kodrës së Diellit, siç përcjell KlanM, që mbrëmë kanë intervenuar në shtigjet e skijimit, kurse priten edhe rreth 15 centimetra që skijimi të jetë I sigurt.

Reshjet e borës kanë rritur edhe interesimin e turistëve për të vizituar Kodrën e Diellit. Autoritetet, sic percjell KlanM, thonë se gjatë këtij sezoni do të ketë rritje të çmimit të ski-lifteve, por jo më shumë se 20% nga çmimi I sezonit të kaluar.

Sipas metereologëve, nesër pasdite dhe në mbrëmje era do të ndryshojë drejtimin në verior, ku pritet zbritja e valës më të ftohtë ajrore, do të rezultojë që lokalisht të ketë edhe reshje të borës nëpër qytete, por edhe të ndikojë në pastrimin e mjegullave nëpër lugina./KlanMacedonia

You may also like