Kodra e Diellit “Pushtohet nga mjegulla” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

JAVËN E ARDHSHME PARALAJMËROHEN RESHJE TË BORËS

Në Kodrën e Diellit është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës, kurse autoritetet bëjnë thirrje për vozitje të kujdesshme.

Shoqata për promovimin e ski-qendrave të vendit “Ski Makedonija”, sic njofton KlanM, në kanalin e saj në YouTube drejtpërdrejtë transmeton situatën në Kodrën e Diellit.

Sic shihet nga këto pamje, mjegulla ka kapluar këtë qendër skijimi dhe ka vështirësuar skijimin nëpër shtigje por edhe funksionimin e ski-lifteve.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, sic njofton KlanM, njofton se trashësia e shtresës së dëborës në Kodrën e Dielliut është 78 centimetra

Përvec Kodrës së Diellit, në qendrat tjera të skijimit në vend, trashësia e dëborës është e vogël. Në Anet e Mavrovës njoftohet për 15 centimetra dëborë.

Metereologët, sic percjell KlanM, thonë se nga e Hëna do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me vranësira të ndryshueshme. Erë e përforcuar nga drejtimi verior do të ketë të martën ku do të shënohen edhe rreshje të shkurtëra kryesisht të borës, kurse nga e enjtja reshjet e borës do të jenë të përkohshme dhe me intensitet mesatar.

TI RAPORTON!

You may also like