Kobe Bryant nderohet me një statujë në vendin e aksidentit që i mori jetën bashkë me vajzën

by admin
Spread the love

Një skulptor në Los Angeles ka nderuar përvjetorin e vdekjes së ikonës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Giannas, duke vendosur një statujë të të dyve në vendin ku vdiqën tragjikisht në vitin 2020.

Artisti, Dan Medina, ka treguar se ai e krijoi figurën prej 160 kilogramësh bronz dhe e tërhoqi atë në Calabasas nëpërmjet një vagoni të mërkurën e 26 janarit. Skulptura është e vendosur përkohësisht, por Medina thotë se do ta tërheqë përsëri. Artisti shton se shpreson që qyteti ta lejojë atë të vendosë një version më të madh dhe të përmasave më reale.

Vepra artistike edhe pse më e vogël nga ajo që Medina shpreson se do të përfundojë, paraqet Kobe me një uniformë të Lakers me krahun e tij rreth Giannas, e cila është gjithashtu me një uniformë basketbolli duke mbajtur një top.

Në bazën e statujës, Medina shtoi emrat e të nëntë viktimave që vdiqën tragjikisht në rrëzimin e helikopterit në kodrën Calabasas më 26 janar të vitit 2020. “Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, shkruhet në statujë.

You may also like