Klubi i Serie A është drejt “shkrirjes”, mungesa e fondeve pret vendimin e datës 5 janar – Shqip

by admin
Spread the love

Italia po përballet me një siuatë aspak të këndëshme, pasi një nga klubet e saj elitare rrezikon të shpërbëhet. Sampdoria pret datën 5 janar për mbledhjen që do të përcaktojë aksionet e reja të klubit. Kusht në këtë objektiv është mbulimi i çdo humbje deri në shifrën 50 milionë euro.

Në rast të mos realizimi të kësaj marrëveshje, drejtuesit kanë lënë të hapura dhe dy data atë të 10 janarit dhe 20 janarit, që duhet të përmbyllin këtë situatë të vështirë për Sampdorian, në rast të kundër data përfundimtare është 2 shkurti.

Aksionerët e klubit kanë nisur nga puna për të rikapitalizuar arkat e klubit dhe të bëhet e mundur përballimi i të gjithë borxheve dhe humbjet e shkaktuara. Mbetet për t’u parë se si do të jetë fati i Sampdorias deri në fundin e sezonit.

You may also like