Klubi i Ligës së Parë së Kosovës dënohet me 1200 euro gjobë , kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.10.2021 ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të BKT Superligës, xhiros së shtatë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 dhe ligave tjera.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim që ndaj KF Vushtrrisë të shqiptoi dënim me gjobë prej 1200 eurove.

“KF ”Vushtrria”. Lëshim në organizimin e ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B”, Vushtrria-Vllaznia (P), në minutën e 90-të, një shikues i KF-Vushtrria, hynë në fushë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, por parandalohet nga Policia dhe sigurimi.

Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1pika H dhe nenin 10 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 1200 euro.

Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e FFK-së.

You may also like