Klopp: Nuk bëmë mjaftueshëm! Shpjegimi i humbjes? Ata shënuan, ne jo!

by admin
Spread the love

Liverpool u mposht për të dytën herë në finalen e Champions League nga Real Madrid. Spanjollëve u mjaftoi një goditje e Vinicus Junior dhe sigurisht keqardhja është e madhe te trajneri Jurgen Klopp, i cili gjithsesi e pranon rezultatin.

“Nuk është e pabesueshme, ky është një rezultat normal futbolli. Në kishim më shumë gjuajtje dhe më shumë gjuajtje në portë, por statistika më vendimtare është në krahun e Real Madrid. Ata shënuan një gol dhe ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Ky është shpjegimi më i thjeshtë në botën e futbollit. Është e rëndë, por padyshim e respektojmë”.

“Kur portieri është lojtari i ndeshjes, atëherë diçka po shkon keq në skuadrën tjetër. Courtois bëri tre pritje të pabesueshme, por mua do të më kishte pëlqyer të krijonim më shumë raste të këtij lloji. Në pjesën e fundit të fushës, disa nga krosimet që bëmë drejt portierit kundërshtar nuk kishin shumë kuptim”.

“Ne deshëm të luanim më shumë rreth formacionit të tyre në pjesën e dytë, problemi është që kur luan kundër Real Madrid dhe ata luajnë aq mbrapa, rreziku i kundërsulmit të tyre është i pamasë. Pashë që bëmë shumë gjëra të mira, por nuk ishte mjaftueshëm. E pranojmë këtë fakt”, përfundoi Klopp. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

 

You may also like