Klopp nostalgjik për Mane: Më mungon, mund të luajë deri në moshën 39-vjeçare!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jurgen Klopp ka komentuar së fundmi lamtumirën e Sadio Mane. Senegalezi vendosi të bashkohej me Bayern Munich ndërsa tekniku gjerman thekson se sulmuesi do t’i mungoj jo vetëm në rolin e futbollistit por edhe si një njeri me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer.

Shqip shkruan se ndër të tjera, Klopp tregon se fiziku e lejon Mane të luajë deri në moshën 39-vjeçare.

“Mane më lajmëroi herët se ishte në kërkim të një aventurë tjetër, edhe agjenti i tij e bëri këtë. Dhe, kur vjen në këtë formë të tillë atëherë është gjithçka në rregull sepse nuk je i papërgatitur. Më pas vjen momenti për të thënë faleminderit, Mane ka dhënë shumë për Liverpool. Unë e respektoj shumë, është një lojtar fantastik dhe i uroj më të mirat.

Mund të luaj për një kohë të gjatë sepse ia lejon fiziku, ndoshta deri kur të jetë 38 apo 39-vjeç. Bayern ka transferuar një lojtar shumë të mirë. Në të ardhmen, Mane do ta përdor si shembull që të tjerët duhet ta ndjekin. Jam krejtësisht në rregull me mënyrën si Mane u largua, është normale që marrëdhëniet të përfundojnë dhe të kërkohet për diçka të re. Do të na mungojë shumë jo vetëm nga ana sportive, por edhe si njeri”, u shpreh Klopp.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like