Klopp: Më vjen keq për Chelsea, e meritonin fitoren njësoj si ne

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp u bë trajneri i parë në historinë e Liverpool që ka fituar pothuajse çdo trofe prestigjioz, ndërsa i fundit ishte FA Cup përballë Chelsea. Pas ndeshjes, tekniku gjerman u ndal përpara mikrofonave të BBC ku komentoi edhe ndeshjen e luajtur.

“E jashtëzakonshme, ka qenë një ndeshje e pabesueshme dhe shumë intensive përballë Chelsea, që e meritoi njësoj si ne fitoren në të njëjtën mënyrë si në Carabao Cup.

Ky është një tregues se sa pak distanca ka midis ekipeve në Angli. Nuk mund të jem më shumë se kaq krenar për djemtë e mi, për rrugëtimin që kanë bërë dhe për sa shumë që kanë luftuar”.

VAN DIJK- “Mendoj se Virgil do të jetë mirë, por muskuli po i dhembte disi. Penalltitë ishin shumë stresuese, i hëngra të gjithë thonjtë. Më vjen vërtet shumë keq për Chelsea. Është e vështirë që për të dytën herë të luajë 120 minuta të tilla dhe mos të fitojë asgjë.

Është diçka e vështirë për t’u pranuar, por megjithatë jam i lumtur për ekipin tim. Treguam mentalitet, por edhe ata e treguan këtë gjë. Gjithçka u vendos nga një penallti. Chelsea luajti një ndeshje të bukur, por në fund duhet të ketë vetëm një fitues dhe ata dolëm ne”. /oversport.tv

Foto: liverpoolfc.com

You may also like