Klopp “i vë kurorën Faraonit”: Sot për sot, më i miri në botë, edhe se Messi e Ronaldo

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp nuk ka asnjë dyshim: në këtë moment Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë. Deklarata e gjermanit erdhi pas performancës së shkëlqyer të Liverpoolit ndaj Watdfordin.

Lojtari egjiptian shënoi një gol mahnitës, pasi dribloi të gjithë mbrojtjen e Watfordi. “Faraoni” ka shënuar 10 gola nga po kaq ndeshje me Liverpoolin këtë sezon, duke dështuar të shënojë në vetëm një takim deri më tani.

Klopp, në fakt, shkon deri aty sa thotë që 29-vjeçari është më i miri në qarkullim, duke e vlerësuar më lart se Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Performanca e tij ishte absolute. Pasimi për golin e parë ishte i mrekullueshëm dhe goli i dytë ishte i veçantë. Ai është në majë, të gjithë e shohim. Kush është më i mirë se ai? Ne nuk duhet të flasim për atë që Messi dhe Ronaldo kanë bërë për futbollin botëror dhe dominimin e tyre, por, tani, ai është më i miri.”

Vetë sulmuesi egjiptian, i pyetur pas ndeshjes nëse po kalonte formën më të mirë të karrierës, tha:

“Nuk e di. Ndonjëherë nuk kam fatin të shënoj, por gjithmonë përpiqem 100 për qind për të ndihmuar ekipin.”


Top Channel

You may also like