Kllouni i Beogradit/ Provokimi kroat që çmendi serbët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Revista kroate “Express” ka dalë me një kopertinë origjinale për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq duke e protretizuar atë si klloun fashist, ndërkohë që është mbështjelë me flamurin kroat.

Tituli i kopertinës së datës 29 korrik është “Psikopati serb”, ndërkohë që dora e Vuçiqit është e ngritur sipër duke bërë përshëndetjen fashiste. Në hundë është një top i kuq duke portretizuar kllounin.

Gjithçka vjen pas refuzimit të Vuçiqit për t’i vënë sanksione Rusisë së Putinit që ka pushtuar Ukrainën si edhe kërcënimeve të vazhdueshme për luftë të qeverisë së tij ndaj Kroacisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se Vuçiqi është bashkëthemelues i Ballkanit të Hapur bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rruga Press

You may also like