Klevis Balliu: Alibeaj po përdoret nga Rama, po kërkojnë të përçajnë opozitën

by admin
Spread the love

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, aktualisht shef organizativ në PD, ka komentuar deklaratat e kreut të grupit parlamentar, Enkeled Alibeaj, i cili ka deklaruar se do nxjerrë kandidatët e tij.

I pyetur nga moderatori Xhafo nëse mundet Alibeaj të nxjerrë kandidatë për të 61 bashkitë, Balliu tha se e gjithë kjo që po bën krahu tjetër i shërben Ramës.

Sipas tij Alibeaj është investimi më i mirë i Edi Ramës. Balliu deklaroi se grupimi i Alibeajt nuk synon të rrëzojë Ramën, por të ndalojë opozitën për të rrëzuar Ramën.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A i bën dot 61 kandidatë Alibeaj?

Balliu:Këto janë çështje të Alibeajt. Investimi më i madh i Edi Ramës është Enkeled Alibeaj. Këta janë koshientë që në ditën më të mirë do shkojnë 7%. Këta po futen jo për të rrëzuar Ramën, por për të mos lejuar PD-në të rrëzojë Ramën. Këta e dinë që mazhoranca investohet tek disa individë për të nxjerrë një kandidaturë që të përçajë opozitën”, shprehet ai.

You may also like