Klea Huta rrëfen pasojat që i ka lënë COVID-19

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare Klea Huta, së fundmi përmes një sesioni pytjesh përgjigjjesh të realizuar në Instagram, u është përgjigjur ndjekësve në pyetjet e tyre.

Për shkak të Covid-19, shumica nga personat që e kanë kaluar infektimin nga virusi, kanë hasur në probleme shëndetësore, edhe për një kohë të gjatë pavarësisht tejkalimit të infektimit.

Klea zbuloi se Covid-19, tek ajo ka lënë pasoja si, ‘Parosmia’ e cila shtrembëron nuhatjen në ushqime të ndryshme. Më të njohurat janë: Veza, qepa, mishi etj. Kjo zgjat 1 deri në 3 vite, por moderatorja tregoi se tashmë është mësuar të jetojë me të, si pjesë e përditshme e jetës së saj.

 


You may also like