KlanM mëson se çka i thanë Afrim Gashit, kryeministri Kovaçevski dhe Ali Ahmeti? – Shqip

by admin
Spread the love

Gjithnjë e më reale duket kyçja e Aleancës për Shqiptarët në shumicën qeveritare të drejtuar nga kryeministri Kovaçevski dhe partneri më i madh i tij, BDI e Ali Ahmetit.

Ndërkaq pengesa e fundit, sipas informaciove brenda kampit qeveritar, është Alternativa e Afrim Gashit, e cila sipas gjitha gjasave do të humb më shumë nga zgjerimi i koalicionit qeveritar, përcjell Klan Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme është realizuar një takim mes kryeministrit Kovaçevski dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Takimi është realizuar brenda zyrave të Qeverisë së Maqedonisë.

Sipas informacioneve të Klan Maqedoni, Gashit i është kumtuar se nuk do të udhëheqin me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në dilemë mbetet edhe Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë.

Ende nuk dihet se si do të veprojnë nga partia e Gashit, nga e cila ditëve të fundit kanë kumtuar se përfshirja e ASH-së në qeveri është e panevojshme. Sipas tyre, hyrja e partisë së Taravarit në qeveri i ndihmon BDI-së së Ahmetit, për ta “shuar grupin e zjarrit”.

Fundjavën e kaluar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi kishte realizuar takim me nënkryetarin e BDI-së dhe njërin nga drejtuesit e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhitin. Takimin për KlanM e konfirmoi vet Ibrahimi, i cili mes tjerash tha se kishin biseduar për zgjerimin e shumicës./KlanMacedonia

You may also like