KK Arena la pas një vit me rezultate të mira! Desku: I injoruar dhe i eliminuar qëllimisht

by admin
Spread the love

Klubi i karatesë Arena ka lënë një vit me rezultate të lakmueshme,

Kryetrajneri i KA Arena të Pejës, Bajram Desku, është krenar me punën dhe rezultatet e klubit.

Ai ka edhe një kritikë që është injoruar për t’u zgjedhur më i miri…

“Vit i përmbyllur me suksese!

365 ditë punë, përkushtim, mund, sakrificë e krenari, 365 ditë në shi, në të ftohtë e në temperatura të larta, por çdoherë i  pranishëm pranë nxënësve  me vijueshmëri 100% në ushtrime duke stërvitur, përkrahë dhe motivuar nxënësit për ti sjellë suksese:  

Garuesve, klubit, qytetit dhe shtetit.

Përmbledhja Kontributi dhe pjesëmarrja ime në  Aktivitetet e realizuara nga Federata e Karatesë  së Kosovës dhe Klubi i

Karatesë Arena Pejë në vitin 2022.

Turneu Fushë Kosova Open
Kampionati Shtetërorë për femijë 7- U14

Kampionati Shtetërorê pêr senior 
Turneu Memorial Mustafë Blakaj 

Turneu Memorial Haki Iberdemaj

Akreditimi dhe Licencimi si trajner, i ranguar me rezultat ne 10 Trajnerët më të suksesshëm në test.
Turneu Kupa e Lidhjes së Prizrenit

Kampionati shtetërorë për kadet, junior dhe U21
Turneu Xhevat Makolli

Organizator i Shkollës Verore të Karatesë të vetmen në Rajon dhe trevat Shqiptare. 
Turneu Katana Open 
Turneu Adem Jashari
Turneu Mbarëkombtëtar

Image

Seminari dy ditorë voluminoz për Trajner dhe Referë të ligjeruar nga kreu i gjyqtarisë së Federatës Botërore të Karatesë (WKF)
Organizimi dhe mbajtja e dy palë Provimeve për breza.

Pjesëmarrja në disa seanca të Bordit të FKK-së

Përkushtimi im në klubin Arena i solli qytetit të Pejës  35 Medalje 

Dhe në vazhdimësi mbajtja e stërvitjeve intenzive 6 herë në javë

Pjesëmarrës në ndarje të drejtësisë si Gjyqtar në 11 Gara vendore dhe Dy Regjionale.
Kjo me bënë krenarë për kontributin tim ndaj (Sportit) dhe Shtetit tim.

Edhe pse i injoruar dhe i eliminuar qëllimisht në përzgjedhje të sportistit të vitit 2022 për kontributin tim maksimal në sport nga V.SH. përgjegjës i sportit në DKRS të Pejës. 

Andaj puna ime në plotkuptim e përmbyllë dhe e përmbushë fjalën: (Sensei) (Trajner) dhe Referë.

Gëzuar Vitin e ri 2023 të gjithë miqve të mijë të sinqertë, gëzofshi shëndet, suksese e mbarësi në familjet tuaja.

Faleminderit nga zemra familjes time, kolegëve të punës, nxënësve të mijë dhe të gjithë atyre që më përkrahën.

Nuk do të dorëzohem para injorantëve që po e shkatërrojnë sportin e qytetit tim Pejës, qytetit të kampionëve Olimpik dhe të shtetit tim sepse, s’jam dorëzuar as para pushtetit kriminal te Serbisë”, ka shkruar Msc.Bajram Desku, Instruktor i karatesë, refer kombëtar dhe trajner në KK Arena.

You may also like