Kjo veshje e Kate nuk mund të blihet më, ndaj na mbetet veç të mësojmë si kombinohet e kuqja kaq bukur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

U deshën disa fotografi të Kate Middleton pas një dreke për ta vënë edhe njëherë në qendër të vëmendjes mediatike për stilin e saj të pagabueshëm. Kombinimi i radhës i dukeshës, mori pafund komente pëlqimi nga ata që e ndjekin me endje. Ajo zgjodhi një fund me pala korrenti, totalisht të kuq, dhe një golf të thjeshtë, të ngushtë pas trupi. Për ta thyer pak të kuqen, Kate plotësoi kombinimin me një çantë të vogël në ngjyrë kafe dhe taka në po të njëjtën ngjyrë. Nuanca e së kuqes ishte ekzaktësisht e njëjta, ndaj efekti fustan qe shumë i lehtë për t’u ndjerë.

Fundi mban vulën e Christopher Kane ndërsa bluza kashmir është e Ralph Lauren. Të dyja janë të shitura dhe nuk mund të blihen në faqet zyrtare përkatëse./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like