“Kjo skuadër e Liverpoolit është e kotë pa Mane dhe Salah”

by admin
Spread the love

Të gjithë tifozët e Liverpoolit janë dakord se ekipi nuk është i njëjtë pa Mo Salah dhe Sadio Mane në skuadrën e tyre.

Dy sulmuesit kryesorë të Liverpool janë aktualisht duke i zhvilluar ndeshjet për Kupën e Afrikës, me Egjiptin dhe Senegalin, përcjell Insporti.

Dhe mungesa e tyre u ndje në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Arsenalit, që përfundoi 0-0 në Anfield.

Për mugësen e dyshes pati reagime të shumta në rrjetin social, Twitter, ku e cilësuan skuadrën si “pa dhëmbë”.

“Pa Salah dhe Mane ne dukemi absolutisht pa dhëmbë dhe të ndarë në sulm.”

“Kjo skuadër e Liverpoolit është e kotë pa Mane dhe Salah”.

Ndryshe, mbase ky zhgënjim i tifozëve do të vazhdojë. Në varësi të mënyrës se si performon secila kombëtare në turneun në Kamerun, Liverpoolit mund t’i mungojnë Salah dhe Mane për rreth një muaj.

Liverpool pret Brentford të dielën, përpara se të udhëtojë në Emirates për ndeshjen e dytë javën e ardhshme.

/Insporti.com

You may also like