“Kjo qeveri e rrënoi shtetin digjital”, Flamur Noka plas deklaratën e fortë dhe zbardh detaje: Ja kujt ja dha Rama 195 milionë euro

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë “Berisha”, Flamur Noka, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i PD-së, akuzoi qeverinë se e ka rrënuar shtetin digjital. Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, Noka, deklaroi se siguria kombëtare në aspektin digjital ka rënë sepse, edhe pse janë dhënë 195 milionë euro, ato i kanë marrë zyrtarë të qeverisë, si Ilir Beqaj.

Ai tha se shteti dixhital i Edi Ramës është një farsë sepse siguria në Shqipërisë është cënuar rëndë dhe sot ai është pothuajse i rrënuar.

Sipas tij, të dhënat e shqiptarëve kanë dalë qëkur ky shtet 195 mln euro për sigurinë ja jep Bolinos dhe Beqaj.

“Përpara sistemit TIMS u hakerua e-Albania e cila tregoi se siguria kibernetike në Shqipëri është zero dhe më e rënda është fakti se edhe pse u hakerua e-Albania askush se vuri ujin në zjarr për të rritur sigurinë kibernetike të vendit. Hakerimi i TIMS tregon se shteti dixhital i Ramës është një farsë sepse siguria në Shqipërisë është cënuar rëndë dhe sot ai është pothuajse i rrënuar. Siguria kombëtare nuk është vetëm ajo që themi ne, por shteti dixhital në kohën e sotme janë të dhënat më kryesore të shtetit. Marrim sistemin TIMS i cili ka të dhëna për hyrjet, daljet për të huajt dhe shqiptarët, për personat në kërkim të cilat sot kanë dalë nga hakerat. Po ashtu TIMS është i lidhur dhe me sistemet e tjera. Pra të gjitha të dhënat e shqiptarëve dolën dhe u krijuan data baze kriminale që ka shteti. Siguria kombëtare në aspektin dixhitale në Shqipëri ka rënë. Askush s’ka marrë masa. Ditën kur ti si shtet bën 195 mln euro për sigurinë dhe ja jep Bolinos dhe Beqaj, që shpërndahen për qoka te klientët, siguria kibernetike është zero,” tha Noka.

You may also like