Kjo platformë televizive shqiptare e transmeton LIVE Botërorin e Klubeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Botërori i Klubeve 2021, që do të startojë më 3 shkurt dhe do të kulmojë me finalen e madhe më 12 shkurt, është një tjetër ekskluzivitet i Shqip, ashtu si thuajse të gjithë kompeticionet më të rëndësishme futbollistike dhe jo vetëm.

Edicioni i ri i këtij kompeticioni nisi rrugëtimin rreth dy muaj më parë, teksa pikërisht fantazisti shqiptar Blerim Xhemajli ishte i përzgjedhuri i FIFA-s për të tërhequr goglat në ceremoninë e hedhjes së shortit.

Botërori i Klubeve do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndeshja hapëse do të jetë pikërisht ajo mes vendasve të Al Jazirës dhe zelandezëve të Auckland City, të cilët fitojnë prej kohës Championsin e zonës së Oqeanisë.

Dy ditë më vonë, më 5 shkurt do të luhet ndeshja e parë e raundit të dytë, që do të vërë përballë egjiptianët e Al Ahly dhe meksikanët e Monterrey, ndërsa arabo-sauditët e Al Hilal do të përballen më 6 shkurt me fituesen e çiftit Al Jazera-Auckland City.

Më datat 8 dhe 9 shkurt janë parashikuar të luhen gjysmëfinalet e kompeticionit, me Palmeirasin dhe Chelsea-n që do të zbresin në fushë pikërisht në këto data, teksa kundërshtarët do të dalin nga ndeshjet paraardhëse.

Gjasat më të mëdha janë që pikërisht brazilianët kampionë të Kupës së Libertadores dhe anglezët triumfues në Ligën e Kampionëve, të përballen me njëri-tjetrin në finale e madhe më 12 shkurt.

Të gjithë ndeshjet e Botërorit të Klubeve janë një ekskluzivitet i Digitalb dhe do të transmetohen live për të gjithë abonentët, pa asnjë kosto shtesë.

Tabela e shortit:

You may also like