Kjo nuk pritej/ Situatë e rëndë në Ukrainë, ky është reagimi ‘befasues’ i Robert Lewandowskit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kapiteni i kombëtares polake, Robert Lewandowski ka folur për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Sulmuesi i Bayern Munichut thekson se është koha për të treguar solidaritet me fqinjët tanë, të cilët kanë luftuar kundër forcave ushtarake të Vladimir Putin që nga e enjtja.

Federata Polake e Futbollit, së bashku me Federatën Suedeze dhe Çeke, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë ndryshimin e vendit të ndeshjes play-off për Kupën e Botës me Rusinë. Për këtë temë ka dhënë mendimin e tij kapiteni i kombëtares polake, Robert Lewandowski.

“Çdo gjë që është e bukur në sport është në kundërshtim me atë që sjell lufta. Për të gjithë njerëzit që e vlerësojnë lirinë dhe paqen, kjo është një kohë solidariteti me viktimat e agresionit ushtarak kundër Ukrainës”, filloi deklaratën e tij të shkurtër Lewandowski.

“Si kapiten i Kombëtares, do të flas me shokët e mi në ndeshjen me Rusinë, në mënyrë që të përcaktoj një qëndrim të përbashkët për këtë çështje dhe t’ia paraqes presidentit të Federatës Polake të Futbollit sa më shpejt të jetë e mundur. Polonia nuk dëshiron të bojkotojë takimin kundër Rusisë, sepse, siç tha Sekretari i Përgjithshëm Łukasz Wachowski, “ne duam të përparojmë në kampionatin botëror”.

Federata po përpiqet vetëm ta zhvendosë ndeshjen në një terren neutral. Gianni Infantino, kreu i FIFA-s, tha se për momentin organizata e tij do të fokusohet në vëzhgimin e zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve në Ukrainë.

You may also like