Kjo iniciativë bisedohet prej 3-4 vitesh – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Derisa të pakënaqurit në BDI hedhin tezat se Ahmeti po fut Aleancën për Shqiptarët në qeveri për të shuar përpjekjet e “grupit të zjarrit” për demokratizimin e partisë, Ali Ahmeti mohon gjithçka si të pavërtetë. Sipas Ahmetit, ideja e një qeverie të përbashkët me opozitën shqiptare është më e vjetër dhe diskutohet prej 3 apo 4 vitesh, përcjell Shqip.

“Nuk ka të bëjë fare kjo me grupin e zjarrit. Kjo iniciativë ka 3-4 vjet që po diskutohet, mendohet. Unë kam bërë takime me z. Ziadin Sela, me z.Thaçi, me z. Bilal Kasamin. Të gjithë i dinë qëndrimet e mia rreth këytre zhvillimeve dhe kjo s’ka të bëjë me grupin e zjarrit”, deklaroi Ahmeti./KlanMacedonia

You may also like