Kjo është veshja më palidhje e Bores në “Përputhen”

by admin
Spread the love

Bora Zemani është njëra ndër prezantueset tashmë më të komentuara në median rozë dhe rrjete sociale.

Ajo, drejton emisionin më të shikuar të momentit, “Përputhen”, shkruan “Kosovarja”.

Kjo ka bërë atë që në çdo paraqitje Bora të komentohet shumë dhe të marrë vëmendje, sodomos për përzgjedhjen e veshjes.

Borën jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detajin e fundit, por ajo që është vënë re është se ndonjëherë ajo ngatërrohet me veshjet.

Nuk është hera e parë që Bora ngatërron shoun me diskotekë, piknik apo edhe ndonjë event tjetër.

Kjo ka ndodhur edhe së fundmi.

Në disa video që Bora ka postuar në Instastory-in e saj është parë me një veshje shumë të zakonshme.

Në paralajmërimin e fundit, Bora shihet duke prezantuar “Përputhen Pime”, por është e dukshme që veshja e saj nuk është përshtatur aspak me formatin.

Ajo ka të veshur një palë pantallona të ngjitura dhe në kokë mabnë një kapele pikniku.

Si duket Bora ende nuk ka një identitet të stilit, andaj shpeshherë befason me paraqitjet e saja. /Kosovarja/


You may also like