Kjo është temperatura ideale e dushit për ta mbajtur lëkurën tuaj të butë e të hidratuar

by admin
Spread the love

E keni vënë re se pas kënaqësisë së  një dushi me ujë të nxehtë lëkura juaj nuk duket dhe aq e “lumtur”, por vini re skuqje, shtrëngim dhe kruajtje nga koka te këmbët.

Me fillimin e muajve të ftohtë, lëkura e thatë dhe e ndjeshme bëhet edhe më e prekshme nga uji i nxehtë.

Dermatologu i Nju Jorkut Robert Anolik na tregon diçka mbi zakonet më të mira të larjes dhe kujdesit të lëkurës për ta mbajtur lëkurën tuaj të butë, të lëmuar dhe me shkëlqim gjatë dimrit.

Shumë ekspertë pajtohen se temperatura e vakët ndihet paksa më e ngrohtë në krahasim me temperaturën e trupit tuaj dhe bie diku midis 98º dhe 105º F.

Shmangia e temperaturave të nxehta është e rëndësishme sepse ato mund të komprometojnë barrierën e lagështisë së lëkurës, e cila ndikon në pamjen, ndjesinë dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. “Barriera e lëkurës përbëhet nga proteina dhe vajra të lëkurës që parandalojnë avullimin e ujit nga lëkura juaj, duke e mbrojtur atë nga bota e jashtme”, shpjegon Anolik. “Është një nga linjat tona të para të mbrojtjes kundër infeksioneve dhe ndotjes.”

Uji i nxehtë është irritues për sipërfaqen e lëkurës në më shumë se një mënyrë. “Shkakton inflamacion që mund të çojë në prishjen e barrierës normale të lëkurës”, thotë Anolik. “Për më tepër, temperatura të tilla të larta të ujit mund të heqin gjithashtu vajrat natyralë të lëkurës, të cilat janë kaq të rëndësishme për ruajtjen e lagështirës.”

Një rutinë e duhur e pastrimit është po aq e rëndësishme sa temperatura e dushit kur bëhet fjalë për lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar. Gjëja më e rëndësishme për të ditur?

Pastrimi me një sapun të ashpër mund ta thajë lëkurën, duke hequr vajrat e saj natyralë dhe bakteret e shëndetshme.

“Për sa i përket kimisë bazë, sapunët e vërtetë janë kripëra të acideve yndyrore,” shpjegon Anolik. “Këto pastrojnë në mënyrë efektive sebumin dhe papastërtitë, por kanë një pH të lartë midis 9 dhe 10, që është shumë më i lartë se pH natyral i lëkurës që është rreth 5.4.

Sapunët e vërtetë kanë një rol të madh në pastrimin e lëkurës vërtet të pistë e të kontaminuar, por për përdorim të përditshëm, në përgjithësi është i panevojshëm.

Kur dilni nga dushi, është e rëndësishme të thaheni për të shmangur acarimin. Brenda një minute pas tharjes, duhet të aplikohet krem hidratues, udhëzon Anolik/revistawho.com

 

 

 

You may also like