Kjo është skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve sipas kompanive më të mëdha të basteve

by admin
Spread the love

Përballja në 1/8-at me një kundërshtar si Sportingu i Lisbonës i ka ulur kuotat e Manchester Cityt për triumfin e tyre të parë në Champions këtë sezon.

Sipas kompanisë së basteve “Betfair”, triumfi i “Qytetarëve” në finalen e St. Petersburgut kuotohet me koeficientin 1.25, përpara Bayernit (1.62).

I treti vjen Liverpooli me koeficientin 2,75 që përballë do të ketë Interin, ku zikaltrit për të fituar trofeun e kanë koeficientin 14 duke mbyllur “TOP 10”.

Juventusi klasifikohet në vendin e 7-të me kuotën 9, e njëjta kuotë si Reali i Madridit.

Këtë renditje e përmbyllin Salzburg, Lille dhe Sporting Lisbonë, ku kuotat i kanë të njëjta, 100.

You may also like