Kjo është shuma që Jose Mourinho ka fituar nga shkarkimet prej klubeve të Premier Ligës

by admin
Spread the love

Jose Mourinho, ka fituar më shumë se 115 milionë euro nga pagesat pas shkarkimit nga klube si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham në dekadën e fundit.

Legjendës portugeze u largua së fundmi nga Tottenham në fillim të këtij viti, pasi skuadra kishte rënien.

Megjithatë, një shpërblim prej 18.7 milionë euro nga Levy do të lehtësonte dhimbjen, me “Special One” që merr diku mbi 115 milionë euro nga shkarkimet në Ligën Premier në 10 vitet e fundit.

Kjo pasi që pasuria e tij neto është vlerësuar diku rreth 120 milionë dollarë (103 milionë euro) nga CelebrityNetWorth.com. Kjo pasi trajneri portugez ka shpenzuar miliona euro në jetën e tij.

Mourinho kryeson listën e pagesave për menaxherët, me 58-vjeçarin që është larguar nga tre skuadra të Ligës Premier në dekadën e fundit.

Faqja ka përdorur burime të ndryshme, përfshirë raportet e lajmeve të kaluara për shkarkimet.

Ata llogaritën se paketat e tij e fitimeve arrin një total prej 114 milionë euro për vetëm 2,315 ditë pune.

Kjo mesatarisht i bie se për një ditë ka marr 50 mijë euro ose 311 mijë euro për çdo lojë që e ka zhvilluar në stol.

Për më tepër, tabela nuk përfshin asnjë fitim para sezonit 2011/12, që do të thotë se paketa e parë e shkëputjes së Mourinhos nga Chelsea nuk përfshihet në rezultatet përfundimtare.

You may also like