Kjo është renditja tabelare pas javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës

by admin
Spread the love

Ka përfunduar java e tetë në BKT Superligën e Kosovës, derisa nuk munguan befasitë.

Derbi i kësaj xhiroje ishte ai në mes të Dritës dhe Prishtinës që përfundoi pa gola, por që debutoi lojtari me karrierën e pasur ndërkombëtare, Besart Berisha te kryeqytetasit.

Fitore spektakolare në këtë javë, por edhe të mundimshme ka marrë Ballkani, duke e mposhtur Drenicën në shtëpi me rezultat 3-2.

Një pikë të madhe në shtëpi e ka marrë edhe skuadra e inkuadrua në këtë edicion në ligën elitare të Kosovës, Malisheva, që barazoi 1-1 ndaj Gjilanit.

Duke shpresuar se do të kenë një ecuri të mirë, Llapi në këtë javë mposhti në shtëpi Dukagjinin me rezultat 1-0.

Fitore në këtë javë mori edhe Feronikeli, që arriti me mjaft mund të mposht Ulpianën, po ashtu me rezultat 1-0.

Më poshtë keni renditjen tabelore të BKT Superligës së Kosovës:

You may also like