Kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas përfundimit të edicionit

by admin
Spread the love

Me pesë përballjet e luajtura sot, përfundimisht edicionit 2021/22 i erdhi fundi.

Ballkani i Suharekës është kampion i këtij edicioni,
me trofeun që e ka siguruar javë më parë përpara se të ngrit në “qiell” tek në
xhiron e fundit kundër Gjilanit.

Malisheva ka përfunduar në pozitën e 8-të
tabelore, vend ky që e dërgon në barazh për mbetjen në Superligën e Kosovës në
futboll.

Drita për herë të dytë radhazi e ka fituar
epitetin e nënkampiones së Kosovës.

Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi do ta
përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane pas përfundimit të këtij edicioni.

Nga elita kanë rënë zyrtarisht Feronikeli dhe
Ulpiana, ndërsa Malisheva në barazh luan me Vushtrrinë për “biletën” e fundit
të Superligës.

You may also like