Kjo është përgjigja e Donaldit ndaj Florit që i përmendi tradhtinë?! – Shqip

by admin
Spread the love

Donaldi duket se i ka kthyer përgjigje Flori Gjinit pas deklaratës së këtij të fundit. Flori postoi një video ku konfirmoi se do jetë me Orin për “Pushime on top” edhe këtë sezon, por lajmin e dha duke rikrijuar videon e Borës me varësen dhe për më tepër u shpreh se ai dhe Ori nuk e njohin tradhtinëDonaldi ka vendosur të reagojë tre ditë më vonë duke postuar në Instastory një foto e duke shkruar: “Ëëëëë e mirë mos e vrit trurin”.

Po si nisi e gjitha:  Ori Nebijaj e ftuar pak ditë më parë në “Më lër të flas”, foli rreth emisionit “Pushime On Top”, që prej 5 vitesh e moderon me Florin.

”Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”, tha Ori dhe Donaldi i tha: ”Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”.

Kjo pyetje e Donaldit nuk i ka pëlqyer aspak Florit i e ka thumbuar duke postuar në Instastory një video dhe duke bërë të njëjtin gjest si të Bora Zemanit me varësen e famshme kur priste Donaldin të dilte jashtë “Big Brother VIP”.

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhëti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, tha Flori.

You may also like