‘Kjo është mungesë respekti ndaj meje’, Kiara revoltohet keq me banorët

by admin
Spread the love

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP Albania, është zhvilluar një konferencë me pyetje nga të gjithë banorët për tre konkurrentët që janë në nominim këtë javë, Kiara Titon, Luiz Ejllin dhe Bledi Manen.

Thuajse të gjithë banorët i kanë drejtuar pyetje Bledit dhe Luizit, duke anashkaluar kështu Kiarën. Ky veprim duket se ka mërzitur e revoltuar jashtë mase moderatoren, e cila ka shpërthyer ndaj banorëve të tjerë, duke u thënë se po tregojnë mungesë respekti ndaj saj.

“Unë nuk u çova kur ishit në konferencën për shtyp dhe u bëra pyetje të trejave që ishit ulur këtu pavarësisht se nuk kisha interes t’ju dëgjoja. Ju respektova dhe iu bëra të trejave nga një pyetje. Ju po bëni konferencë për shtyp vetëm për Bledin dhe Luizin.

Dhe unë nuk jam këtu kurrkund pavarësisht se kam shumë gjëra për tu kthyer përgjigje dhe nuk po marr asnjë pyetje nga ju dhe ky është një mungesë respekti kundrejt meje”, është shprehur Kiara Tito.

You may also like