Kjo është modelja që do futet sonte në BBV për Luizin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një modele pritet të futet në shtëpinë e Big Brother. Ajo është Eva Pasha dhe me sa duket do të trazojë ujërat mes Kiarës dhe Luizit pasi ka shprehur haptazi pëlqimin për djalin shkodran.

Bukuroshja brune është një nga modelet më të përfolura kohët e fundit për shkak edhe të zërave se ka qenë në një lidhje me Vis Martinajn, personazhi i famshëm i botës së krimit që u shndërrua në një “histori big brother-i”, pak muaj më parë.

Në ditëlindjen e Ervis Martinaj, fotoja ku ai puthej me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori reagime te shumta.

Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin për këngëtarin shkodran dhe nëse futet duket se do të jetë një “dhimbje koke” për Kiarën.

You may also like