Kjo është kënga që Donaldi i ka dedikuar lidhjes së tij me Bora Zemanin – Shqip

by admin
Spread the love

12:23 | 22 Tetor 2021

Ditën e djeshme, aktori, Donald Veshaj zbuloi se ka shkruar një këngë dedikuar lidhjes me moderatoren.

Ndërkohë, derisa fliste me banorët, Kledin, Fifin dhe Semin, ai zbuloi edhe cila është ajo këngë, shkruan lajmi.net.

“Toxic Love”, është projekti muzikor i lansuar nga, Elgit Doda një javë më parë ku protagonist i klipit është vetë Donaldi me një tjetër vajzë.

“Ah si qenka dashnia? Po më mbyt mua vetmia. Për ty është kjo lutja që të jesh në krahët e mia”, thotë Elgit Doda në një pjesë të këngës.

Ndryshe, Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë ndarë muaj më parë për shkak të xhelozisë./Shqip/

You may also like