“Kjo është e dhimbshme”, Grida Duma nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe shpërthen për ‘Foltoren’ e Berishës

by admin
Spread the love

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar sot aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe takimet e tija në ‘Foltore’. Duma u shpreh se reflektimi duhet të jetë i vërtetë.

“Unë nuk do të ndërhyja kurrë. Vlerësoj më shumë lirinë se sa njerëzit të imponohen. Sa i përket përgjegjësisë, kam thënë se ne jemi këtu sepse kjo parti është përpjekur të bëjë bashkime artificiale. Nëse kjo parti vazhdon bashkon klanet atëherë, ku janë demokratët. Të kesh kundërshtar një njeri që dikur e ke pasur në pushtet tëndin, është gjëja më e dhimbshme për demokratët. Basha ka besuar që ekulibiri e çon në bashkim, unë nuk jam e kësaj qasje. Nuk është më koha për të falur lidershipin, por për të reflektuar”, u shpreh ajo.

A ka demokraci brenda PD-së?

Duma: Nuk ka demokracinë që do të doja unë, por ka shumë demokraci

Jeni penduar që keni mbështetur Berishën?

Duma: Absolutisht jo.

Kë po mbështesni sot?

Duma: Sot po mbështes vetëm një gjë, besimet e mia. Ajo që po bën Berisha nuk është rruga e fitores për PD. Them edhe këtë tjetrën që Basha tani duhet të bindë që kjo është rruga që forcon PD dhe i kthen borxhin demokratëve.

Besoni se do të zhvillohet Kuvendi në datën 11 dhjetor?

Duma: Mund të bëhen tubime…por është një datë zyrtare dhe kjo i qetëson të gjithë, data 18 dhe kjo i jep përgjigje çdo lloj shqetësimi. Ky është një moment i rëndësishëm për PD.

You may also like