Kjo është blogerja shqiptare e cila është identike me Dua Lipën

by admin
Spread the love

Blogarja nga Tirana, Hilda Kërtalli, është kthyer në trendin e kanalit YouTube kohëve të fundit.

Ajo është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë që ka me Dua Lipën, ani pse është shprehur se vet nuk i pëlqen që vazhdimisht t’i komentojnë duke ia kujtuar këtë gjë.

Sido që të jetë, për t’ua plotësuar dëshirën ndjekësve të saj, Hilda ka realizuar së fundmi një video-blog, duke rikrijuar disa prej fotografive të artistes shqiptare me renome botërore.

Në videon e publikuar, blogerja mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.

Dhe në fund rezultati del mahnitës, pasi bukuroshja nga Tirana në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mesa saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël.

Kërtalli ka publikuar edhe në Instagram këto fotografi, ndërkohë që shumë prej komentuesve kanë etiketuar Dua Lipën me shpresën që ajo të shohë se sa shumë i ngjason vajza nga Tirana.


You may also like