“Kjo çështje ka marrë vëmendjen e amerikanëve”, Artur Zheji zbulon çfarë e shqetëson kryeministrin Edi Rama

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji, i ftuar në ‘Pikan mbi i’ foli për zhvillimet e fundit të ndodhura në vend. I ndalur tek protesta e zhvilluar me 8 janar në selinë e PD, thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha, Zheji tha se situata doli jashtë çdo parashikimi,

Për analistin, tashmë PD dhe situata brenda saj ka marrë vëmendjen e amerikanëve, dhe kjo është një fakt që nuk i pëlqen kryeministrit Rama, pasi sipas tij kjo barazi e shqetëson.

Deklarata e Zhejit:

‘Rama ka pasur avantazh me amerikanët që për aftësinë e tij për të pasur një raport me aleatët . PD prej kohësh nuk e kishte këtë avantazh dhe SHBA nuk e kishte atë besim tek PD. Por sot kjo po ndryshon. Këtë barazi nuk e do Rama kjo barazi e shqetëson . Pra kjo e bën Ramën të konkurueshëm. 8 janari ishte një gjë përtej përfytyrimit dhe ka bërë çarjen reale të partisë. Sot e gjithë fryma e partisë ka pësuar një traumë shumë të madhe. Tani kjo është edhe pjesa që do krijojë të tërën. Tani jemi pothuajse një rrënim dhe duhet një rithemelim nga hiri i vetvetes. Nëse do të ketë valë të tjera ai duhet të jetë i përgatitur të qëndrojë, . Nëse kemi pasur një PD me shëmbëlltyrën e Berishës që i bëri zgjedhjet e veta, ka bërë të mirat dhe të këqijat në ekstrem, si ka futur Shqipërinë në NATO ka djegur edhe Kryeministrinë. Por kjo tregon që cikli politik i tij është kryer edhe pse ai nuk e pranon. Sot dy gjëra janë kryesore qëndresa e Bashës dhe rithemelimin me një frymë tjetër, me frymën e Bashës. Pra duhet të shohim se si do të jetë PD me fytyrën e Bashës. Që ai po nuk i dha një fytyrë të re edhe në mekanizma politikë PD ai nuk është gati që të jetë surpriza e këndshme në të ardhmen’, tha Zheji.

You may also like