Kjaer pas humbjes: “Kur e fiton ndeshjen e parë 3-0, situata si kjo mund të ndodhin”

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer hodhi poshtë shqetësimet për humbjen e tyre 3-2 ndaj Rennes në Europa League të enjten në mbrëmje, duke këmbëngulur se “kur jeni 3-0, situata të tilla mund të ndodhin”.

Milani u kualifikua tutje me rezultatin e përgjithshëm 5-3, pavarësisht humbjes së sotme, pasi ata kishin arritur një fitore 3-0 në San Siro javën e kaluar.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne e dinim që ata do të fillonin fuqishëm. Ishte një lojë e bukur në një atmosferë brilante”, tha Kjaer për MilanTV.

“Kur je përpara 3-0, situata të tilla mund të ndodhin. Ata rrezikuan gjithçka dhe ne duhej të ishim më efektivë në front, nëse donim të kalonim në avantazh në fillim të pjesës së parë.

“Këto janë detajet në futboll. Ata luajtën për gjithçka dhe ne vuajtëm për shkak të saj. Por e rëndësishme është që kaluam në raundin tjetër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

 

You may also like