“Kisha frikë vetminë”- Kledi tregon historinë e tij të dashurisë – Shqip

by admin
Spread the love

23:40 | 21 Tetor 2021

Orët e fundit diskutimet brenda shtëpisë se “Big Brother Vip” duket se kanë marrë “ngjyrë të kuqe”.

Banorët kanë treguar për njëri-tjetrin romanca të ndryshme që kanë përjetuar, momente të vështira ndarjeje dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me dashurinë.

Paraditen e sotme ka qenë Kledi i cili i ka rrëfyer Donaldit se para disa vitesh ka qenë në një lidhje romantike me nje femër shqiptare, por që fatkeqësisht kjo marrëdhënie përfundoi për shkak të ndërhyrjes së ish-partneres së tij.

“Po organizonim një kompeticion dhe aty njoha një shqiptare. Më parë kisha bashkëjetuar me një tjetër femer, me të cilën u ndamë me debate të shumta. Më tha që ishte e interesuar për një mashkull tjetër, pas disa kohësh dëshironte të rilidheshim prap dhe ngaqë unë nuk pranova ajo ndëhyri tek njohja ime“, – tha Kledi.

You may also like