Kiracovski: Lideri i ri i LSDM-së duhet të jetë përbashkues

by admin
Spread the love

Ish-nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Nikollovski i cili ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i partisë, thotë se tashmë që Zaev po tërhiqet, LSDM ka nevojë për një njeri që e njeh partinë dhe ka përgjigje te çështjet e mëdha shtetërore.

Lideri i ri duhet të jetë përbashkues i cili duhet t’i konsidelojë kuadrot në kuptimin ideologjik si dhe njeri që do të arrijë t’i fitojë zemrat e shumicës së anëtarëve”, u shpreh Kiracovski.

Ai shton se në këto zgjedhje LSDM pësoi humbje për shkak se nuk kanë votuar votuesit tradicional.

Brenda partisë, përçarja në krye, por edhe në nivel lokal, rregullimi statutor autokratik i zgjedhjes së organeve dhe organeve që buron nga lart poshtë dhe anasjelltas janë pjesë e arsyeve të inercisë aktuale të partisë”, tha ai.

Kiracovski po ashtu kritikoi edhe vendimet e partisë për shkarkimin e Stojko Paunovskit nga Inspektorati dhe moslejimin e Maksim Dimitrievskit të kandidohet në Kumanovë.

You may also like