‘King of Gramshi, nëse e kalon këtë nominim, je në finale’, Luizi i jep këshilla Maestros: Mos bëj…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Armaldo Kllogjeri nuk e priti aspak mirë nominimin e Luizit dhe planin e tij për të nxjerrë në nominim automatikisht atë, këngëtarin vetë si edhe Kristin. Fillimisht ai e konsideroi si një thikë pas shpine nga ana e tij dhe e Kristit, teksa mëngjesin e sotëm, Armaldo dhe Luizi kanë diskutuar me njëri-tjetrin rreth nominimit.

Maestro i kërkoi mendim Luizit nëse do ta kalojë edhe këtë nominim apo jo, teksa sipas këngëtarit, nëse Armaldo arrin të shpëtojë edhe këtë javë, ai do të jetë në finale. Ndërkaq, Luizi e këshilloi që mos të bëjë gjëra që s’janë për t’u bërë nga ai.

Pjesë nga biseda:

Luiz: King of Gramshi. Të kam thënë një fjalë. Çdo nominim që kalon, të bën më të fortë. Po e kalove këtë, je në finale

Armaldo: Rrugë e gjatë për finale, vetëm hyjnë banorë

Luiz: Ç’punë ke me banorët që hyjnë. Kanë të drejtë edhe ata të hyjnë e ta shijojnë

Armaldo: Si thua, do e kaloj apo jo

Luiz: Unë them e kalon

Armaldo: Po the ti e kalon

Luiz: Jo, e kam seriozisht. Nuk i bëj lajka kujt. Vetëm, mos bëj gjëra që s’janë të tuat për t’u bërë

Armaldo: Unë do këndoj, do qesh

Luiz: S’ke nevojë të më thuash ç’do bësh. Vetëm po të them çfarë mos të bësh.

You may also like