KINEMA – Nero: Nuk ka jetë pa Vanesën

by admin
Spread the love

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ – Aktori, producenti dhe regjisori i njohur italian, Francesco Clemente Giuseppe Sparanero, i njohur profesionalisht si Franco Nero, deklaroi në një intervistë se ”nuk ka jetë pa Vanessa Redgrave”, e cila është njëkohësisht bashkëshortja e tij.

Vanessa Redgrave është gjithashtu një aktore e njohur angleze.

Gjatë gjithë karrierës së saj që përfshin mbi gjashtë dekada, Redgrave ka fituar vlerësime të shumta, përfshirë një çmim Oscar, një çmim Tony dhe dy çmime Primetime Emmy duke e bërë atë një nga interpretuesit e paktë që ka arritur Kurorën e Trefishtë të Aktrimit.

Ajo ka marrë gjithashtu çmime të ndryshme nderi, përfshirë ato BAFTA, Çmimin e Nderit të Luanit të Artë dhe një hyrje në Hall of Fame të Teatrit Amerikan.

”Nuk ka jetë pa Vanesën, dashuria jonë është një film”, deklaron Nero, sipas ”La Repubblica”.

”Unë jam shoqëruar me Sinatrën, ndërkohë që Spielberg më vodhi ‘Listën e Shindlerit”, thekson ai.

Nero ka një marrëdhënie prej më shumë se gjysmë shekulli me aktoren britanike, ndërkohë që ka miqësi me yjet ndërkombëtare të kinemasë.

”Ne u takuam me Vanessën në 66-ën, historia jonë ka zgjatur 57 vjet. Dhe është një histori e çuditshme”, shton Nero.

”Kemi pasur disa momente të shkëlqyera dhe disa të këqija. Por, shumica prej tyre janë fantastike”, thekson ai./a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like