Kinë, punonjësit e fabrikës së iPhone përleshen me policinë: Pamjet bëhen virale

by admin
Spread the love

Përleshje të ashpra shpërthyen në Kinë mes punonjësve të fabrikës më të madhe të iPhone në botë dhe policisë.

Pamjet e bëra virale në internet tregojnë qindra punëtorë që marshojnë, e një grup prej tyre përplaset me forcat speciale të policisë. Persona që po filmonin protestën thanë se efektivët i kanë rrahur disa prej protestuesve, ndërsa videot treguan gjithashtu përleshje mes tyre.

Pagat kanë qenë arsye e shpërthimit të zemëratës së punonjësve. Prodhuesi Foxconn reagoi duke thënë se firma do të përgjigjet për pagesat në bazë të kontratave ndërsa shtoi se do të përpiqet të punojë me stafin dhe autoritetet për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Kompania i përshkroi si thashetheme që nuk kanë asgjë të vërtetë pretendimet se të punësuarve të rinj u kërkohet të ndajnë dhomat e qëndrimit me të punësuar që janë pozitivë me Covid-19. Sipas Foxconn, fjetoret u dezinfektuan dhe u kontrolluan nga zyrtarët lokalë përpara se të hynin njerëz të rinj. Muajin rastet në rritje me Covid-19 çuan në mbylljen e përkohshme të fabrikës, e bënë që disa punëtorë të “shpërthenin dyert” e të shkonin në shtëpi.

Firma paskësaj rekrutoi punonjës të rinj me premtimin e shpërblimeve të majme, të cilat me sa duket, nuk janë materializuar.


Top Channel

You may also like