KINË – Protesta antiqeveritare kundër masave ndaj Covid-19

by admin
Spread the love

PEKIN, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Qindra të rinj dolën në rrugët e Shangait sot për të protestuar kundër masave të rrepta të kontrollit të koronavirusit të qeverisë kineze.

Sipas videove të shpëndara në internet, demonstruesit thërrisnin, ndër të tjera “Poshtë Partia Komuniste!” apo ”Poshtë Xi Jinping!”.

Ka edhe pamje që tregojnë disa persona që po merren nga policia.

Protestat, shumë të pazakonta në vendin e sunduar nga komunistët me më shumë se 1,4 miliardë banorë, me sa duket u shkaktuan nga zemërimi për një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Urumqi, në të cilën u vranë të paktën 10 persona, në fillim të javës.

Disa banorë thanë në mediet sociale se kufizimet kishin penguar përpjekjet e shpëtimit, me disa njerëz që përpiqeshin të shpëtonin nga ndërtesa e djegur për shkak të dyerve të mbyllura.

”Disa gjithashtu u larguan nga apartamentet e tyre shumë vonë, ose aspak, nga frika e shkeljes së kufizimeve të bllokimit”, sipas raporteve.

Pjesë të mëdha të rajonit Xinjiang dhe kryeqytetit të tij, Urumqi, kanë qenë nën izolim për më shumë se 100 ditë.

Në atë kohë ka pasur protesta në disa pjesë të vendit.

Banorët në disa lagje të Pekinit gjithashtu thyen pengesat rreth komplekseve të tyre rezidenciale dhe kërkuan përfundimin e bllokimeve.

Kina aktualisht po sheh numrat e saj më të lartë të rasteve Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Sot, komisioni shëndetësor në Pekin raportoi një numër rekord prej më shumë se 39 000 rastesh të reja.

Kufizime të gjera të lëvizjes janë aktualisht në fuqi në qytete të shumta me më shumë se një milion banorë, si Pekini, qyteti jugor kinez i prekur rëndë, Guangzhou dhe Chongqing./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like