KINË – Mbi 400 milionë banorë të prekur nga një stuhi rëre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PEKIN, 11 prill /ATSH-DPA/ – Një stuhi e fortë rëre ka përfshirë kryeqytetin kinez të Pekinit dhe rajone të tjera të Kinës veriore, duke prekur rreth 409 milionë banorë, sipas Ministrisë kineze të Pyjeve, raportoi gazeta “Global Times”.

Indeksi i ndotjes së ajrit në Pekin u rrit dje në mbrëmje mbi kufirin e sipërm në 1 300, një shkallë në të cilën nivelet prej 150 konsiderohen tashmë të pashëndetshme.

“Stuhia e rërës shpërtheu në Mongolinë Jugore dhe goditi rajone të tjera veriore së bashku me Pekinin, duke përfshirë Mongolinë e Brendshme, Heilongjiang dhe Xinjiang”, tha ministria.

Në total, stuhia preku një sipërfaqe prej 2,29 milionë kilometrash katrorë.

Deri më tani këtë vit, qendra e motit raportoi se Kina Veriore ka përjetuar më shumë stuhi rëre në 10 vitet e fundit.

Me përqendrime jashtëzakonisht të larta të pluhurit të imët PM10, indeksi i ajrit në Pekin ishte ende rreth 900 mëngjesin e sotëm, ndërsa një re pluhuri u vendos mbi kryeqytet./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like