Kina raporton vdekjet e para nga Covid në gjashtë muaj mes politikës së rreptë të ‘zero-rasteve’

by admin
Spread the love

Kina ka raportuar vdekjet e saj të para nga Covid në gjashtë muaj, me paralajmërimin se kryeqyteti po përballet me një situatë të rëndë për shkak të politikës zero-Covid.

Tre viktima janë raportuar në Pekin që nga e shtuna, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve të vendit në 5,229.

Vdekjet vijnë pasi “politika zero-Covid” e Kinës ndezi protesta. Kjo strategji ka mbyllur miliona qytetarë të karantinuar me forcë. Në Pekin, zyrtarët kanë bllokuar një pjesë  të qytetit, me dyqane, shkolla dhe restorante të mbyllura, dhe ku tre milionë njerëz u kërkuan të qëndrojnë në shtëpi. Ata që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit do të duhet të bëjnë teste edhe për tre ditët e para të vizitës së tyre dhe të qëndrojnë brenda deri sa të vërtetohet.

Pekini raportoi 316 raste të reja me Covid deri në orën 15:00 të së hënës, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Një zëdhënës i bashkisë paralajmëroi se Pekini po përballet me një situatë të zymtë dhe të ndërlikuar parandalimi dhe kontrolli epidemie.

Ndërsa Kina thotë se politika e saj strikte zero-Covid do të thotë se ajo ka parë shumë më pak vdekje nga koronavirusi sesa pjesa tjetër e botës, megjithëse mendohet se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Në fillim të këtij muaji pati demonstrata , pasi një baba tha se vonesat në dërgimin e djalit të tij të vogël në spital kishin kontribuar në vdekjen e tij nga helmimi me monoksid karboni. Më pas, në tetor, pati raportime për një vajzë 14-vjeçare që vdiq në provincën Henan pasi u sëmur në një qendër karantine Covid .


Top Channel

You may also like