Kina po luan me zjarrin! Hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit me 38 avionë luftarakë

by admin
Spread the love

Kina, në festën e saj kombëtare, bëri një shfaqje të fuqisë duke dërguar 38 avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit, ku tensionet mes tyre janë përshkallëzuar me shpejtësi kohët e fundit.

Sipas zyrtarëve të Taipei-t, avionët tajvanezë hasën të premten e 1 tetorit, 25 luftarakë kinezë të specifikave të ndryshme – që nga bombarduesit bërthamorë e deri tek anti-nëndetëset.

Në orët e para të së shtunës, ministria tha se 13 avionë të tjerë kinezë u përfshinë në një mision.

Si kundëpërgjigje, autoritetet tajvaneze dërguan avionë luftarakë për të paralajmëruar avionët kinezë. Kjo, ndërsa sistemet raketore kishin filluar monitorimin e tyre.

Grupi i parë i avionëve kinezë fluturoi në një zonë pranë Ishujve Pratas. Dy bombarduesit kinezë fluturuan më pranë atollit, sipas ministrisë tajvaneze.

Grupi i dytë fluturoi në Kanalin Bashi që ndan Tajvanin nga Filipinet. Kjo rrugë ujore lidh Paqësorin me Detin “e diskutueshëm” të Kinës Jugore.

Kina zyrtare ende nuk ka komentuar shfaqjen e saj të fundit të forcës.

Më herët, autoritetet kineze janë shprehur se fluturime të tilla kanë si qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Inkursioni i mëparshëm më i madh ndodhi në muajin qershor, me përfshirjen e 28 avionëve të forcave ajrore kineze.

Presion i vazhdueshëm

Kina ka rritur presionin ushtarak dhe politik për të detyruar Tajvanin të pranojë sovranitetin kinez.

Tajvani thotë se është një vend i pavarur dhe do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e tij.

Inkursioni i së premtes erdhi pasi Mbretëria e Bashkuar dërgoi një anije luftarake përmes Ngushticës së Tajvanit – për herë të parë që nga viti 2008.

Ky veprim, sipas autoriteteve kineze, sfidon pretendimin e Pekinit me një kalim të rrallë nga një anije ushtarake jo-amerikane.

You may also like