“Kina po fsheh shifrat”, 250 milionë të infektuar me Covid për 20 ditë

by admin
Spread the love

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas një vlerësimi të brendshëm nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit, raportuan të premten Bloomberg News dhe Financial Times.

Nëse është i saktë, vlerësimi do të përbënte afërsisht 18% popullsisë së Kinës , që do të përfaqësonte edhe shpërthimin më të madh të Covid 19 deri më sot në nivel global.

Shifrat e cituara u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës të mërkurën, sipas të dy mediave. Të premten, një kopje e asaj që supozohet se ishte shënimet e takimit u shpërnda në mediat sociale kineze dhe u pa nga CNN; por  autenticiteti i dokumentit nuk është verifikuar ende.

Ndër vlerësimet e cituara në të dy raportet, ishte zbulimi se vetëm të martën, 37 milionë njerëz u infektuan rishtazi me Covid 19 në të gjithë Kinën. Kjo qëndronte në kontrast dramatik me numrin zyrtar prej 3,049 infeksionesh të reja të raportuara atë ditë.

Financial Times tha se ishte Sun Yang, një zëvendësdrejtor i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që ua prezantoi shifrat zyrtarëve gjatë konferencës me dyer të mbyllura. Sun shpjegoi se shkalla e përhapjes së Covid në Kinë ishte ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan ishin tashmë të infektuar, sipas Financial Times.

Vlerësimet pasojnë vendimin e Kinës në fillim të dhjetorit për të shfuqizuar papritmas politikën e saj të rreptë zero-Covid, e cila kishte qenë në fuqi për gati tre vjet. Shifrat janë në kontrast të plotë me të dhënat publike të NHC, i cili raportoi vetëm 62,592 raste tw Covid në njëzet ditët e para të dhjetorit.


Top Channel

You may also like