Kina “pajton” Arabinë Saudite me Iranin, SHBA: Mirë e bëjnë, por…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarësisht një ashpërsimi të tensioneve mes saj dhe Kinës së fundi, Amerika i përshëndeti përpjekjet e Pekinit për fundin e luftës në Jemen dhe uljen e tensioneve në rajon, pas njoftimit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar prej tij që i mundëson Iranit dhe Arabisë Saudite rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas shtatë vitesh armiqësie.

“Nëse kjo marrëveshje mund të qëndrojë – pavarësisht se çfarë interesash pati apo se kush u ul në tryezë – nëse mund të qëndrojë dhe lufta në Jemen të përfundojë, dhe Arabisë Saudite mos t’i duhet të përpiqet vazhdimisht të mbrohet nga sulmet e huthive, që janë të themeluar dhe të mbështetur nga Irani, në fund të fundit ne e mirëpresim këtë”, tha John Kirby, koordinator për komunikimet strategjike i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjatë një seance informimi me gazetarët.

Kirby megjithatë, u përpoq ta ulte rëndësinë e këtij zhvillimi, duke nënvizuar se edhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar për uljen e tensioneve nëpërmjet “kombinimit efikas të diplomacisë dhe veprimeve parandaluese”.

Ai vuri në dukje se plani i njoftuar në Pekin të premten duket se është i ngjashëm me negociatat e mbajtura në Bagdat dhe në Muscat në vitin 2021 dhe 2022, që synonin rivendosjen e marrëdhënieve mes dy fuqive rivale në Lindjen e Mesme, negociata që u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë sërish shprehu dyshime nëse Teherani do t’iu përmbahet zotimeve të marrëveshjes.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like